Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e Esmeralda Hasani në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Përpara dekretimit, Presidenca thekson se janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.
Emërimi i saj vjen pas shkarkimit të Vlora Hysenit, e cila ndodhet me masë sigurie “arrest në shtëpi” pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe përkrahje të autorit të krimit për dosjen e “AKSHI-t”.


