Behgjet Pacolli dhuron 1 milion euro për Shqipërinë

AKTUALITET


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhuruar 1 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë për t’i ardhur në ndihmë qeverinë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Përmes një statusi në facebook, Pacolli shkruan se ai dhe familja e tij janë të tronditur nga situate e krijuar në Shqipëri pas lëkundjeve të forta të tërmetit.

“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur. Mbështetja ime për vëllezërit tanë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.

Unë pres po ashtu që në mënyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”, shkruan Pacolli.



Skip to toolbar