Qytetarët dhe artistët homazhe për viktimat e tërmetit

AKTUALITET


Tre ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, qytetarët e Tiranës dhe shumë figura publike u bënë bashkë duke kryer homazhe për viktimat.

Ata ndezën qirinj në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, duke kryer edhe një marshim në nderim të jetëve të humbura.

Qytetarët dhe artistët që kryen homazhe nuk i kanë përmbajtur dot lotët, duke treguar solidaritetin me këtë tragjedi të rëndë që preku vendin tonë.

Deri më tani tërmeti i 26 nëntorit la pas 50 viktima dhe mbi 900 persona të plagosur, ndërsa mijëra të tjerë mbetën pas streh pasi u shembën shtëpitë dhe banesat ku jetonin.

Qytetarët shqiptarë dhe komuniteti i artistëve në vend gjithashtu shprehu solidaritet që në momentet e para të tragjedisë, duke mbledhur ndihma për familjet në nevojë.



Skip to toolbar