Rrezikonin kalimtarët, Bashkia e Tiranës heq soletat e panelet e shkëputura nga tërmeti

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thekson se në të gjithë Tiranën, shërbimi i emergjencave po heq me kujdes soleta, oxhaqe e panele të shkëputura nga tërmeti përpara se të rrezikojnë jetën e kalimtareve. Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe nëse konstatojnë një rrezik të tillë, të telefonojnë në nr 128.

“Në të gjithë Tiranën, shërbimi i emergjencave po heq me kujdes soleta, oxhaqe e panele të shkëputura nga tërmeti përpara se të rrezikojnë jetën e kalimtarëve!


Bashkëpunoni me autoritetet dhe telefononi falas në Nr. 128 për shërbimin Zjarrfikës në raste të ngjashme”, thekson Veliaj.




Skip to toolbar