Ambasadori kinez në vendin tonë, Zhou Ding ka deklaruar se Kina ishte e gatshme që të sillte ekipe të kërkim-shpëtimit në Shqipërinë, por që nuk arritën në kohë për shkak të largësisë. Ai bëri të ditur se vendi i tij ka kontribuar me vlera monetare, të cilat pritet të mbërrijnë në ditët në vijim.
“Kina, pas shpërthimit të tërmetit ekipi kinez ishte i gatshëm të vinte, por Kina është pak larg. Nëse keni nevojë ne jemi gati të vijmë. Sa i takon donacionit në para, është duke ardhur, nëpërmjet Kryqit të Kuq kinez”, tha ai, ndërsa bëri të ditur se 2 milionë euro janë grumbulluar vetëm nga dy kompani kineze. Po ashtu, ai tha janë të gatshëm të ndihmojnë edhe në mjete logjistike e çfarë të ketë nevojë Shqipëria. “Nëse keni kërkesa specifike, jam i gatshëm të mbaj shënime dhe do të diskutoj mbi çdo ndihmë që mund të japim, tha ambasadori kinez.
Kryeministri Edi Rama ndërhyri duk iu përgjigjur me batutë. “Nëse dy kompani japin 2 milionë, duhet të presim më shumë nga qeveria kineze”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura.