Reshjet e dëborës kanë nisur të bien në zonat veriore dhe verilindore të vendit, ndërsa pjesa tjetër karakterizohet nga reshje shiu. Reshjet e shiut do të vazhdojnë deri në mesditë, ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet mot i kthjellët.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga 0ºC deri në 7ºC, në zonat e ulëta nga 5ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 9°C në 15ºC. Era do të fryjë në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 3-4 ballë.