Digjen tre makina në Yzberisht, dyshimet e para të policisë

AKTUALITET


Tre makina u dogjën gjatë natës në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Makinat ndodheshin të parkuara në një garazh në rrugën “3 Dëshmorët”.

Pas zjarrit, policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet. Paraprakisht dyshohet se është një zjarrvënie e qllimshme.


Tymi shkaktoi panik te banorët e pallatit ku ndodheshin makinat. Ndërsa për shuarjen e flakëve u angazhuan tre mjete zjarrfikëse.

Ndërkohë, policia nisi punën për të zbardhur ngjarjen. Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë për të pasur më shumë mundësi për zbardhjen e rrethanave të djegies së tre makinave.




Skip to toolbar