Kandidatja e SPAK kalon vettingun, DSIK e raportoi për korrupsion pasiv

AKTUALITET


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu, e cila është kandidate për Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Vendimi i KPK-së e cilëson Musabelliun të përshtatshme për të vijuar detyrën. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e KPK që përbehj nga Alma Faskaj kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Pamela Qirko anëtare, ndërsa e pranishme në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte Mia Roessingh.

Musabelliu ka kryer Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo e ushtron funksionin në këtë prokurori prej 14 vitesh.

Musabelliu njihet si prokurorja që kreu për herë të parë hetime ndaj Emiljano Shullazit dhe gjatë hetimit të saj ra në sy se ajo nuk kishte asnjë pasurie të paluajtshme dhe kishte deklaruar vetëm pagën si prokurore. Por problematike u bë një raport i Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar ndaj saj.

Në raport shpreheshin dyshime për përfshirje të prokurores Musabelliu në korrupsion pasiv në një çështje dhe dekonspirim të informacioneve sekrete në Prokurorinë për Krime të Rënda. Por, trupa gjykuese tha se nuk mund të dilej në një konkluzion nëse raporti i DSIK ishte apo jo i bazuar në prova dhe fakte, pasi kjo çështje vijon të jetë nën hetim. Ndaj dhe KPK vendosi të mos e marrë në konsideratë raportin e DSIK duke vulosur vendimin që Musabelliu të vijojë detyrën.



Skip to toolbar