Pak normalitet pas tërmetit, Tirana bëhet gati për festat e fundvitit

AKTUALITET


Pas tërmeti tragjik që shkaktoi frikë dhe panik tek qytetarët, rikthimi në normalitet dhe krijimi i një atmosfere festive në prag të festave të fundvitit, është ajo që u duhet të gjithë qytetarëve për ta kaluar sa më shpejt këtë situatë. Me afrimin e festave edhe Tirana po bwhet gati me zbukurimet duke krijuar një atmosferë festive dhe me energji pozitive. Tirana po bëhet gati për të mikpritur ato në sheshin “Skëndërbej”, ku ka nisur vendosja e shtëpizave të “Fshatit të Festave” bashkë me dritat shumëngjyrëshe, një hapësirë ku qytetarët e Tiranës mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen në prag të festave të fundvitit.

Në këtë hapësirë, të vegjlit, por edhe gjithë të tjerët, do të kenë mundësinë të ndjekin një sërë aktivitetesh kulturore.


Pothuajse çdo ditë dhe çdo natë do të ketë një festë në shesh, ku të gjithë qytetarët, jo vetëm të Tiranës, por edhe vizitorë nga i gjithë vendi dhe turistë nga bota, do të mund të shijojnë atmosferën që Bashkia e Tiranës do të sjellë për këtë fundvit.




Skip to toolbar