BE përshëndet zgjedhjen e Çelës dhe KED së re

POLITIKË


Bashkimi Europian ka mirëpritur zgjedhjen e Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm nga Kuvendi i Shqipërisë dhe përzgjedhjen me short të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020. Me anë të një reagimi në Twitter ambasadori i BE në vendin tonë, Lugi Soreca deklaroi se i mirëpret këto dy procese në rrugën e reformës në drejtësi.

“Ne e mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti i Z. Olsian Çela si Prokuror i Përgjithshëm, dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, deklaroi Soreca. Gjatë ceremonisë së shortit të hedhur në Presidencë për KED, ambasadori i BE nuk ishte i pranishëm, ndërsa gjatë gjithë ditës, ai ka shoqëruar komisionerin e BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, që mbërriti në Shqipëri për të parë nga afër dëmet e tërmetit.



Skip to toolbar