Katër persona humbën jetën gjatë një tentative grabitje të një argjendarie në Florida SHBA. Dy persona pasi grabitën një argjendari morën peng një fugon së bashku me shoferin për t’u larguar. Ato kanë hasur në rezistencën e policisë ku nisi dhe shkëmbimi i zjarrit mes tyre.
Një kolonë e gjatë automjetesh të policisë dhe ambulancash u vunë në ndjekje të autorëve, duke manovruar rrezikshëm sipas lëvizjeve të autorëve. Për shkak se autorët nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, forcat e rendit hapën zjarr duke vrarë të dy autorët.
Të vrarë nga të shtënat mbetën dy grabitësit, shoferi i fugonit dhe një tjetër person të cilin e kapën plumbat aksidentalisht, teksa kalonte në rrugë.
Mes viktimave nuk ka agjentë policie. Ndërkohë një punonjës i argjendarisë së grabitur mbeti i plagosur.