Sekuestro 540 mijë euro trafikantit të drogës në Vlorë

AKTUALITET


Policia e Vlorës ka sekuestruar një pasuri në vlerën e 540 mijë eurove që i përkasin një shtetasi nga Vlora, i cili akuzohet se e kishte vendosur pasurinë përmes pastrimit të parave dhe trafikut të drogës.

Policia njofton se shtetasit G.B. i janë sekuestruar dy apartamente banimi në Vlorë, dy llogari bankare dhe një automjet tip Volkswagen, dhe një vlerë totale  financiare e këtyre pasurive që kap shifrën rreth 543 452 euro.

E gjithë kjo është bërë në kuadër të operacionit për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Për sekuestrimin e kësaj pasurie ka pasur një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.



Skip to toolbar