E shkarkoi Xhaçka, Meta e merr këshilltar për emergjencat

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta ka emëruar Shemsi Prençin, Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile. Njoftimi erdhi fill pasi kryeministri Rama njoftoi emërimin e Arben Ahmetajt në postin e ministrit të shtetit për Rindërtimin.

Emri i Shemsi Prençit është i njohur pasi më herët ka qenë në krye të Emergjencave Civile, por është shkarkuar nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në janar të vitit 2018.  

Gjatë debateve të zhvilluara për situatën e pas tërmetit, Shemsi Prençi ka kritikuar ashpër masat e marra nga qeveria për menaxhimin e situatës dhe madje ka thënë se gjendja e fatkeqësisë natyrore u shpall me shumë vonesë.

Pra siç duket presidenti ka gjetur kritikun më të ashpër të qeverisë për ta bërë atë këshilltar për Emergjencat Civile.



Skip to toolbar