Pamjet e aksidentit në Shkodër, makina me dy të rinj përplaset me murin

AKTUALITET


Policia ka zbardhur aksidentin me pasojë vdekjen e pasagjerit që ndodhi mesditën e së premtes në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë.

Sipas të dhënave, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin Armend Pervizi 21 vjeç banues në fshatin Bushat, Shkodër, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Mërgim Ferracaku 26 vjeç banues në fshatin Trush, Shkodër.


Drejtuesi i automjetit, Armen Pervizi është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më poshtë shihni fotot nga aksidenti i rëndë në Shkodër ku është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë viktimën nga mjeti.




Skip to toolbar