I dënuar për vjedhje me dhunë, ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari nga Vlora

AKTUALITET


Interpol Tirana ekstradoi nga Gjermania në drejtim të Shqipërisë një shtetas që ishte i dënuar për “Vjedhje me dhunë”. Konkretisht, është kryer ekstradimi nga Duesseldorf drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Ylli Sela, 39 vjeç, lindur në Zhapokikë në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

“Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore të gjermanisë, u bë e mundur që  shtetasi Ylli Sela, të kapej dhe arrestohej  nga Policia gjermane  me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana”.

“Gjykata e Apelit Vlorë  ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila  e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e polcisë.

“Ky shtetas, Ylli Sela, në bashkëpunim me shtetasin me inicialet E.K. dhe E.S., duke përdorur çorape si maska për kokën, kanë përdorur dhunë fizike dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.”, thuhet në njoftimin e Policisë.



Skip to toolbar