Salah shkëlqen, Liverpool “vret” Premier League

AKTUALITET


Liverpool duket se do ta mbyll përpara kohe kampionatin në Angli. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp bëri një tjetër ndeshje spektakolare, duke regjistruar 16 fitore në 17 ndeshje të luajtura. “The Reds” luajti kundër Watford, duke fituar me rezultatin 2-0 mesditën e të shtunës. Salah gjeti rrjetën në të 38` pas një asisti perfekt nga Mane.

Sulmuesi egjiptian u nis në një sprin nga afër mesit të fushës, duke arritur të kontrollojë në mënyrë perfekte topin e më pas, pasi kaloi dy kundërshtarë, Salah gjuajti drejt rrjetës duke zhbllokuar rezultatin. Në fund të pjesës së dytë, përsëri Salah gjeti rrjetën me një gol spektakolar me finte nga brenda zonës, duke i dhënë tre pikë Liverpool.


Tashmë “The Reds” e shohin veten në vend të parë me 49 pikë, ose 11 pikë më shumë se Leicester i vendit të dytë. Rivalët kryesor të Liverpool, kampionët në fuqi të Anglisë, Manchester City ndodhet në vendin e tretë në renditje me 32 pikë, ndërsa ka ende për të luajtur ndeshjen e javës së 17-të të Premier League.




Skip to toolbar