Urgjenca e Laçit ngrihet në një qendër bamirësie

AKTUALITET


Godina e spitalit të Laçit pritet të shembet, pasi u dëmtua rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit. Urgjenca e Laçit është zhvendosur në një qendër e bamirësisë derisa të ndërtohen ambientet e reja të saj.

Në këto kushte, shërbimi i urgjencës nuk do të mungojë për qytetarët e Kurbinit, duke qenë se tashmë mjekët e urgjencës kanë nisur punën në ambientet e një qendre bamirësie në qytetin e Laçit, duke i dhënë ndihmën e parë qytetarëve në nevojë.

Tërmeti i fortë i 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe shumë dëme materiale që nga banesat e pallatet deri te spitalet e shkollat.



Skip to toolbar