Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e së dielës në fshatin Fshat të bashkisë Klos, në rrethin e Matit. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Nga të dhënat e para policore mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi, Gëzim Xhuku, 67 vjeç. Policia tha se plagosja e 67-vjeçarit ka ndodhur në ambientet e banesës së tij me armë gjahu. Sipas policisë dyshimet e para janë se i moshuari është vetëplagosur nga pakujdesia, duke pastruar armën e gjahut, por që hetimet për zbardhjen e plotë vazhdojnë nga ana e grupit hetimor në vendin e ngjarjes.