Mjekësia Ligjore: Vajza vdiq nga monoksidi i karbonit

AKTUALITET


Ndërkohë që prindërit e Rezarta Hajdarit kanë denoncuar vdekjen e saj në polici, duke akuzuar krushqit për helmimin e saj, mjekësia e ligjore ka dalë në një version përfundimtar duke thënë se vajza vdiq nga monoksidi i karbonit.

Monoksidi i karbonit është gazi që çlirohet nga djegia e drurëve ose e qymyrit që është përdorur nga çifti me mangallin për t’u ngrohur në dhomën e gjumit.

Dy ditë pasi bashkëshortja e tij ndërroi jetë Olsi Hajdari, i cili tashmë ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën deklaroi se pasi kishte darkuar  me prindërit dhe bashkëshorten kishin shkuar në dhomën e gjumit. Aty meqenëse ishte ftohtë kishin vendosur mangallin me prush dhe më pas i kishte marrë gjumi.

Ai ka treguar se nuk kujtonte asgjë se çfarë ka ndodhur më pas dhe thekson se Rezartën e donte shumë.

Por kjo deklaratë e tij nuk është besuar nga prindërit e vajzës të cilët hedhin akuza për helmimin e saj. Çifti kishte vetëm 5 ditë që ishin martuar.



Skip to toolbar