“Ekonomia” pezullon Malajn, kërkesa për shkarkim kalon në Kuvend

AKTUALITET


Komisioni i Ekonomisë vendosi të hënën miratimin e kërkesës së Këshillit të Ministrave për pezullimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Abren Malaj. Me 12 vota pro dhe 5 kundër, anëtarët e komisionit vendosën “pro” pezullimit të Arben Malajt nga Këshilli Mbikëqyrës dhe dërgimin e kërkesës së qeverisë në Kuvend. Arben Malaj akuzohet nga maxhoranca për “shkelje të rënda etike” në deklaratat publike. Ndërkohë, i pranishëm në komision, Malaj u shreh se akuzat ndaj tij janë politike.

“Propozimi për shkarkim vjen nga Kryeministri, dhe këtu ka një ngërç institucional. Këtu ka dy firma e Kryeministrit dhe e Këshillit të ministrave. Më shpjegoni procedurën. Kanë sjell njoftim që nuk do të vijnë asnjë përfaqësues i këshillit të ministrave. Çështjen do e çoj në Strasburg, dhe ata nuk vijnë ne një seancë publike. Këtu duhet të jetë patjetër përfaqësuesi i qeverisë. Jam anëtar i Këshillit Mbikqyrës së BSH. Të vij një përfaqësues ta mbrojë këtë propozim. Nuk dua të vijë Rama këtu, të vij dikush tjetër, sepse unë do e coj në Strasburg”.


“Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon SMS Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj, jo jo, s’janë të lehta. Pjesën politike do ta bëj vetëm në parlament. Sepse në kulturën time Komisioni i Ekonomisë është thellësisht profesional, në parlament me poezinë e Reshat Arbanës, do t’ia qartësoj se çfarë është duke bërë keq dhe pse duhet ndalur sa më parë për të mirën e tij dhe të popullit”, tha ndër të tjera Malaj.

Ndërkohë, deputeti i opozitës, Myslim Murrizi u shpreh se kërkesa për pezullimin e Malajt i kujtonte gjyqin e Kadri Hazbiut. “Ky po më duket si Gjyqi i Kadri Hazbiut. 29 vjet post komunizëm sot po bëhet gjyq publik, se ju ka prish qetësinë e kuvendit. Pse nuk bilbilosni për ata që shajnë në cdo studio televizive? Janë 125 veta që hedhin baltë në cdo studio televizive, pse nuk flisni. Ne akoma nuk kemi kryetar të KLSH, ka 13 muaj. Dhe merreni me anëtarët e bankës. E shoh një fallcitet këtë vendim. Shoh një dyfytyrësi, pasi prishin qetësinë tuaj. Nëse doni të bëni standard merrni një listë dhe filloni me ata që shajnë këdo”, tha Murrizi.




Skip to toolbar