Sigurimi, Zaloshnja: Shqiptarët ende kulturë lindore, në Perëndim qytetarët e kërkojnë vetë

POLITIKË


Analisti Eduard Zaloshnja i ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës tha se shqiptarët kanë akoma kulturë lindore për sa i përket sigurimeve, të pronës dhe të automjeteve.

“Në Turqi u vendos që prona të sigurohet. Kjo ishte edhe një traditë në Perandorinë Osmane. Turqia ka pasur probleme me sigurimin e makinave. Duke qenë se nuk kishte kompani sigurimi, atëherë e zgjidhnin me njëri – tjetrin. Kjo bie në kontrast tepër të thellë me botën perëndimore, ku qytetarët kërkojnë të sigurohen. Pra, në Perëndim është kulturë, qytetarët janë ata që kërkojnë sigurimin për çdo gjë, për pronë, makinë etj. Nuk duhet më të ecim me parimin që nëse ndodh, nuk ke çfarë bën. Duhet skema e detyrueshme. Turqia ka hartë sizmike dhe në bazë të saj vendos për banesat që duhet të sigurohen. Prsh nëse do të sigurojmë banesat, në Durrës probabiliteti i lartë për t’u prekur prona nga tërmeti e bën më të detyrueshme ta sigurojmë”, deklaroi Zaloshnja.



Skip to toolbar