Fqinjët e Flamur Ducit i cili u gjet i vrarë mëngjesin e së enjtes në fshatin Mborje të Korçës kanë akuzuar njerëzit e ish bashkëshortes së tij për vrasjen. 45-vjeçari ishte i ndarë nga gruaja dhe kishte dy vajza me të, ndërkohë që ish bashkëshortja ishte larguar për në Francë.
“Ata ia kanë bërë. Gruaja është në Francë. Nuk i pëlqenin shqiptarët. Çfarë i kanë bërë. Ata e kanë bërë me nge, e kanë çarë me thika e kanë djegur. I vuajtur tërë jetën, çfarë i kanë bërë. Në 6 të mëngjesit ia kishin bërë. Ai ishte jashtë marketit. Ç’a do i grabisnin, çfarë lekësh kishte ai, ku t’i gjente lekët. Kuptohet ajo punë hasmërie është, përderisa e kanë djegur”, thonë fqinjët.
Ndërsa motra e tij ka shpërthyer në lot dhe në britma kur pa trupin e pajetë të vëllait dhe ajo ka shpërthyer në akuza për vrasje.
45-vjeçari u gjet i pajetë mëngjesin e së enjtes nga bashkëfshatarët e tij në derën e lokalit që kishte në pronësi. Në trupin e tij u gjetën shenja dhune dhe djegie dhe dyshohet se vrasësit kishin tentuar ta digjnin. Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.