Një shpërthim tritoli ka tronditur Vlorën gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur në lagjen Kushtrimi në Vlorë.
Sasia e tritolit ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Jetnor Devolli. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.