Tritol banesës në Vlorë. Policia zbulon shënjestrën

AKTUALITET


Një shpërthim tritoli ka tronditur Vlorën gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur në lagjen Kushtrimi  në Vlorë.  

Sasia e tritolit ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Jetnor Devolli.  Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.


Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.




Skip to toolbar