Atalanta turpëron Milan me “manita”

SPORT


Milani është turpëruar në Bergamo, pasi Atalanta e ka mposhtur me rezultatin e thellë, 5-0. Të besuarit e Gasperinit shënuan shumë shpejt, me anë të kapitenit Papu Gomez në minutën e 10-të. Sulmuesi i Atalantas dribloi poshtë këmbëve Contin dhe shënoi një gol shumë të bukur.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 dhe dukej se Milani ishte ende në lojë, por në fraksionin e dytë, Atalanta mbylli përfundimisht fatet e takimit, duke shënuar plot 4 gola. Pasalic shënoi në minutën e 61-të, ndërsa Ilicic shënoi dy herë brenda 10 minutash (62′ 72′), duke çuar shifrat në 4-0.

Golin e fundit të sfidës e shënoi Muriel, gjashtë minuta nga fundi i takimit. Kjo fitore 5-0 e ngjit Atalantën në kuotën e 31 pikëve, në vend të pestë, ndërsa kriza te Milani vazhdon. Kuqezinjtë mbeten me 21 pikë, në vend të 10-të.



Skip to toolbar