Një muaj nga tërmeti, mbi 65 milionë lekë të dhuruara në E-albania

AKTUALITET


Një muaj nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit mësohet se në portalin zyrtar e-albania janë grumbulluar 65,131,711 lekë , një shifër kjo shumë e madhe e dhuruar nga një numër i vogël, prej 6,156 donatorëve.

Biznese, emigrantë, njerëz të thjeshtë, por me zemër të madhe kontribuuan për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen të prekurve nga tërmeti që goditi vendin një muaj më parë. Në listën e gjatë të dhuruesve janë edhe një pjesë e Dhomave të Noterëve së rajonit.

Respektivisht Dhomat e Noterëve të Kosovës dhe Shqipërisë kanë dhuruar nga 10 mijë euro secila, Dhoma e Noterëve të Malit të Zi 3 mijë euro dhe ajo kroate 4 mijë euro. Në këtë shifër nuk llogariten donacionet e dhuruara në forma të tjera përtej portalit online të qeverisë.

Këto donacione shkojnë drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, me qëllim që kontributi i secilit donator të përdoret me efektivitet nga Emergjencat Civile, në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti. Ndërkohë që për mbledhjen e fondeve do të mbahet në Tiranë në fund të janarit edhe Konferenca e Jashtëzakonshme me vendeve të Bashkimit Europian, me qëllim arritjen e një shumë sa më të madhe për rindërtimin e Shqipërisë.



Skip to toolbar