Kërkohej në të gjithë Europën për prostitucion, në pranga shqiptari në Itali

AKTUALITET


Karabinierët në Itali kanë arrestuar 32 vjeçarin shqiptar Arben Terqalaki i cili jetonte prej vitesh në Alessandria, por që kërkohej në mbarë Europën pasi mbi të rëndojnë akuzat për shfrytëzim prostitucioni.

Arrestimi i tij është kryer gjatë një kontrolli të policisë në qytet. Për shqiptarin ka një urdhër ndalimi europian që prej vitit 2014. Ai akuzohet  për krimet e trafikimit të qenieve njerëzore, nxitje, shfrytëzim të prostitucionit të kryer në Spanjë, krime për të cilat ai ende duhet të vuajë njëmbëdhjetë vjet burg.

32-vjeçari shqiptar duhet të vuajë 11 vite burg, ndërsa aktualisht ndodhet në burgun e Alessandria.



Skip to toolbar