“Dëshiron të bëhet mjek”, Rama i bën ëndrrën realitet 13-vjeçarit që i shpëtoi tërmetit

AKTUALITET


Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale rastin e 13-vjeçarit Anteo, me aftësi ndryshe, i cili i shpëtoi fatmirësisht tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë bashkëbisedimit me Anteon, 13-vjeçari, i cili bashkë me familjen janë strehuar përkohësisht në Shëngjin, shprehu dëshirën për një aparat celular.

Kjo dëshirë e Anteos, që ëndërron të bëhet mjek në të ardhmen, i është premtuar nga stafi i kryeministrit Rama se do bëhet realitet para vitit të ri.

“Anteo, 13-vjeçari me aftësi ndryshe që i shpëtoi fatmirësisht tërmetit në Thumanë është strehuar bashkë me familjen në Shëngjin, ku ndjek shkollën si një nga nxënësit më të shkëlqyer dhe orët e fizioterapisë së nevojshme.

Ai ëndërron të bëhet mjek në të ardhmen, por për fundvit shprehu dëshirën për një dhuratë të preferuar, të cilën morëm përsipër t’ia dorëzojmë përpara Vitit të Ri”, shkruhet në statusin e kryeministrit Rama.

#Tinukdojeshkurrëvetëm🤗👐🏿🇦🇱Anteo, 13 vjeçari me aftësi ndryshe që i shpëtoi fatmirësisht tërmetit në Thumanë është strehuar bashkë me familjen në Shëngjin, ku ndjek shkollën si një nga nxënësit më të shkëlqyer dhe orët e fizioterapisë së nevojshme🤗Ai ëndërron të bëhet mjek në të ardhmen, por për fundvit i shprehu Alteos dëshirën për një dhuratë të preferuar, të cilën morëm përsipër t’ja dorëzojmë përpara Vitit të Ri😍https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 28. Dezember 2019


Skip to toolbar