Spektakli i fishekzjarrëve në momentin e ndërrimit të viteve, në kryeqytetin australian, Canberra, është anuluar dhe tani po bëhet presion edhe për anulimin e festimeve në Sydney, për shkak të situatës së rënduar nga zjarret që kanë prekur të dy qytetet.
Temperaturat të martën do të arrijnë 38 gradë celsius në kryeqytetin Canberra dhe 33 gradë celsius në Sydney.
Tym i zi ka mbuluar qytetet dhe situata pritet të përkeqësohet akoma më tej. Zjarret i kanë marrë jetën nëntë personave dhe kanë shkrumbuar më shumë se 1 mijë shtëpi gjatë muajit të kaluar, me New South Wales, shtetin me popullatë më të madhe, që po mban peshën më të rëndë. Ka pasur 97 vatra zjarri në këtë shtet dhe 43 prej tyre ende nuk janë vënë nën kontroll. Zjarret janë përhapur në 10 shtete, përfshirë Sydney.
Këshilli i qytetit të Sydney miratoi spektaklin e fishekzjarrëve në momentet e ndërrimit të viteve edhe pse autoritetet paralajmëruan se ai duhej anuluar për shkak të situatës me zjarret.