Ukraina uron Shqipërinë për kryesimin e OSBE: Rol të rëndësishëm për paqen

BOTA


Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko ka uruar Shqipërinë për marrjen e Presidencës së OSBE-së.

Në një qëndrim zyrtar, kryediplomati i Ukrainës, shprehet: “Uroj ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj për marrjen e përgjegjësive të Kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. E mirëpresim Kryesinë e Shqipërisë teksa OSBE luan një rol shumë të rëndësishëm për të sjellë paqe në Ukrainë”.

Shqipëria mori Presidencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) nga Sllovakia më 1 janar 2020.



Skip to toolbar