80 milionë dollarë është shifra që është vendosur nga Irani për kokën e Donald Trump pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.
Gjatë funeralit që u transmetua live në televizion, transmetuesi zyrtar shtetëror tha se një dollar amerikan do të hidhej për çdo iranian në vend, me para të gatshme për këdo që vriste Presidentin e SHBA.
“Irani ka 80 milionë banorë. Bazuar në popullsinë iraniane, ne duam të mbledhim 80 milionë dollarë (61 milion £) që do të jetë një shpërblim për ata që ofrohen për të vrarë Presidentin Trump”.
Teherani u zotua për hakmarrje në zemër të SHBA, pasi gjenerali i forcave Quds u vra nga një dron të premten e kaluar në aeroportin e Bagdadit.
Vrasja e tij përkeqësoi së tepërmi marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit. Më herët deputeti iranian Abolfazl Aboutorabi kërcënoi të sulmonte zemrën e politikës amerikane.