Komisioneri i ri për zgjerimin e BE, hungarezi Oliver Varhelyi do të zhvillojë një vizitë në Tiranë. Më 15 janar ai do të jetë në Shkup dhe një ditë më pas, më 16 janar do të vizitojë Tiranë, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë.
Oliver Varhelyi, i cili zëvendëson Johannes Hahn, është shprehur pro zgjerimit të BE dhe është mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pak kohë më parë ai deklaroi se ka pasur diskutime “të hapura, konstruktive dhe inkurajuese” me Francën dhe Holandën për zgjerimin e ardhshëm të BE me Ballkanin Perëndimor duke e cilësuar gabim mos hapjen e negociatave në tetor për dy vendet.