Përndiqte ish-gruan, pranga 54-vjeçarit

AKTUALITET


Një 54-vjeçar është arrestuar të dielën në Kamëz, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij në çdo vend që ajo shkonte. Burime zyrtare bëjnë me dije se i janë vënë prangat 54-vjeçarit të identifikuar si XH.M. Sipas dëshmisë së ish-bashkëshortes së tij në Komisariatin e Policisë nr. 5 në Kamëz edhe pse ishin ndarë ai vijonte ta përndiqte në mënyrë sistematike në punë, por edhe në banesë.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 5, Kamëz u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasi H. M.,54 vjeç lindur në Domje dhe banues në Laprakë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike në qendrën e punës ku punon dhe ku jeton ish bashkëshorten e tij”, deklaroi policia, e cila shtoi se mbi të rëndon akuza për veprën penale “Përndjekja”.



Skip to toolbar