U godit me thikë, rëndë 37-vjeçari. Arrestohet autori

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë, ku një 37-vjeçar mbeti i plagosur rëndë. Sipas policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e të hënës rreth orës 20:05, ku për motive të dobëta një i ri 19-vjeç goditi disa herë me thikë 37-vjeçarin me inicialet I.Z.

Ky shtetas ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, thotë policia. Ndërkohë, dy orë pas ngjarjes së rëndë, Uniformat Blu janë vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes.

Ai është arrestuar, ndërsa identiteti i tij jepet me inicialet A.H., 19 vjeç banues në Tiranë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”



Skip to toolbar