Merkato e futbollistëve shqiptarë në Spanjë vijon të jetë aktive. Pas Rei Manajt, që u bashkua me ekipin e Barcelonës B, një tjetër futbollist i kombëtares ka ndryshuar ekip.
Bëhet fjalë për mesfushorin e kombëtares U-21, Kleandro Lleshi, që është bashkuar me skuadrën e Recreativo në Segunda Divizion në Spanjë. Lleshi do të jetë i huazuar nga ekipi i Leganes deri në përfundim të sezonit.
Në gjysmën e parë të sezonit aktual, Kleando Lleshi luajti i huazuar për ekipin e Fuenlabrada në La Liga 2, ndërsa tani do të luajë në Segunda Divizion, kategori ku do të luajë gjithashtu dhe Rei Manaj.
Gjatë këtij sezoni, Kleandro Lleshi u aktivizua në disa ndeshje me skuadrën e Fuenlabrada, duke luajtur ndeshjen e fundit me këtë ekip në Copa del Rey. Tashmë, talenti 20-vjeçar do të nis një aventurë të re në Spanjë.