Talenti i Shqipërisë firmos me klubin e ri, Roberto Carols i dërgon urimin emocionues (video)

KOMBËTARE


Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Kleandro Lleshi do të vijojë karrierën në nivele të larta në kampionatin spanjoll të futbollit. Mesfushori që aktivizohet me ekipin e Leganes,  në La Liga, është huazuar në ekipin e Fuenlabrada në La Liga 2, aty ku do të luajë për një sezon dhe më pas do të rikthehet tek ekipi i tij. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur këtë javë, ndërsa futbollisti 19-vjeçar, ka firmosur dhe kontratën e re.

Kleandro Lleshi bëhet aktualisht i vetmi futbollist në moshën 19-vjeçare që ka një kontratë profesioniste me një nga klubet e Segunda Divizion (La Liga 2).


Kalimin në formë huazimi te futbollisti të kombëtares, e ka përshëndetur edhe një nga legjendat e futbollit brazilian, që është aktivizuar me Interin dhe Real Madrid, Roberto Carlo. Në një video mesazh, siguruar nga Realstory.al, ish-mbrojtësi i Realit, i uron suksese futbollisti të kombëtares shqiptare për firmën me klubin e ri.

“Përshëndetje Kelandro nga unë Roberto Carlos. Të uroj shumë suksese dhe të përqafoj fort”, i shkruan ish-mbrojtësi i majtë, që mbahet mend për gjuajtjet e tij spektakolare dhe të forta, ndërsa tani vijon karrierën si trajner në nivel klubesh. Kleandro Lleshi është prej disa sezonesh pjesë e Leganes në Spanjë, ku është aktivizuar kryesisht me ekipin e dytë.

 Paraqitjet e mira kanë bërë që futbollisti të grumbullohet disa në ekipin kombëtar U-21, ndërsa në qershor u thirr dhe nga Edy Reja në kombëtaren A. Ai shihet si një nga talentet e të ardhmes, pasi aktivizohet në qendër të mesfushës, pozicion që aktualisht në ekipin ynë kombëtar e vuan për shkak të ndërrimit të brezave.




Skip to toolbar