Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” duke folur për tragjedinë e 21 janarit deklaroi se atë ditë shteti ra, pasi policia nuk ekzekutoi urdhër arrestet, duke u fshehur pas gabimeve.
“Presidenti Meta thotë se 21 janari ishte ngjarje e dhunshme. Unë mendoj se nuk duhet vetëm të themi se kush bëri vrasjet etj, por duhet ta shikojmë në shumë aspekte. Unë kam pasur miq të mi në PS, që thoshin që ne do ta rrëzojmë këtë qeveri. Unë di të them se një pjesë e të rinjve kishin pirë. Atë ditë kishin ardhur foto-reporter nga Suedia, pra ata e dinin. Mos harrojmë se polici ka marrë gurin e rëndë kokës. Pjesa e dytë ishte e tmerrshme. Shteti ra kur nuk u ekzekutuan urdhrat për arrestimin e gardistëve. Policia u fsheh pas gabimeve se në të gjitha urdhër arrestet ishte harruar emri i Ndrea Prendit, copy paste. Të paktën atë ditë duhet të ishte ndaluar Ndrea Prendi, pasi nuk kishte asnjë gabim në atë urdhër. Por, policia nuk e ekzekutoi. Shteti atë ditë ra, sepse nuk u ndalua askush”, tha Dervishi.