Ngjela: Nëse SPAK nuk i sigurohet mbrojtje, prokurorët do dorëhiqen

POLITIKË


Avokati Spartak Ngjela tha në emisionin “Real Story” se prokurorët e SPAK do të kenë presion nga krimi dhe për të siguruar pavarësinë e tyre, ato duhet të mbrohen, në të kundërt do të japin dorëheqjen.

“S’ka presion politik, nuk tremben nga presioni politik. Presioni politik nuk ekziston, se nuk janë në varësi me njëri-tjetrin. Është presioni i krimit, kërcënimi për të të vrarë. E kanë mbrojtjen këta? Po s’kanë mbrojtjen, do japin dorëheqjen” tha Ngjela.


Ndërsa për gazetaren Klodiana Lala tha se ka besim tek disa nga prokurorët e SPK, por ka frikë se kur ata të prekin dosjet e mëdha nuk do ta suportojnë dot presionin politik.

“Kur zbret në terren, varet dhe nga njerëzit që bëjnë SPAK. Kam besim te disa prej prokurorëve, që përbëjnë atë strukturë. SPAK kam pritshmëri se do t’i hapë disa dosje të mëdha korrupsioni, por ka aq shumë problematika. Çfarë do bëjnë ata 8 prokurorët, a do ta suportojnë ata presionin politik, kur të prekin folenë e grerëzave?” tha Lala.




Skip to toolbar