Babai i dukeshës se Sussex, Meghan Markle, Thomas Markle ka deklaruar se ai nuk mendon se vajza e tij dhe princi Harry do ta takojmë më atë, derisa ai të futet në dhe. Thomas Markle i cili ka pasur një marrëdhënie të vështirë me vajzën e tij ka folur së fundi në një dokumentar të titulluar “Historia ime” ku 75-vjeçari thotë se ai beson se “Princ Harry dhe Dukesha e Sussex, 38 vjeç, nuk kanë dëshirë ta takojnë atë”.
![](https://realstory.al/wp-content/uploads/2020/01/23695168-7913065-Thomas_Markle_75_has_opened_up_about_the_breakdown_of_his_relati-a-38_1579638859339.jpg)
Komentet e Thomas vijnë pas vendimit të Mbretëreshës e cila miratoi kërkesën e çiftit për të hequr dorë nga titujt mbretëror, për të ndërtuar jetën e tyre private dhe për të pasur pavarësi financiare.
Ai e përshkruan sjelljen e Meghan dhe Harry si të sikletshme duke thënë se ata po kthehen në shpirtra të humbur. Sipas Thomas “ata po e kthejnë familjen Mbretërore në një Walmart (market) me një kurorë”.
![](https://realstory.al/wp-content/uploads/2020/01/23695380-7913065-image-a-35_1579638565532.jpg)
“Çdo vajzë e re dëshiron të bëhet një princeshë dhe Mehgan e mori kurorën dhe tani po e heq, duket sikur ajo po e heq atë vetëm për para”, tha ai.
Duke iu referuar shtëpisë së tyre të rinovuar në Frogmore Cottage afër Kalasë Windsor, ai thotë: “Me sa duket 3 milion dollarë dhe një shtëpi me 26 dhoma nuk është e mjaftueshme për ta … kjo është e turpshme për mua”.
Marrëdhënia e Meghan me të atin u prish për dasmën e saj, pasi i ati pësoi një atak kardiak dhe iu nënshtrua operacionit, duke mos mundur të merrte pjesë në dasmën e vajzës së tij, gjë që shkaktoi dëshpërimin e saj.
![](https://realstory.al/wp-content/uploads/2020/01/23695192-7913065-image-m-31_1579638500665.jpg)