Virusi kinez kapërcen oqeanin. Konfirmohet kalimi nga njeriu te njeriu. A rrezikohet Shqipëria?

AKTUALITET


Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan rastin e parë të koronavirusit në territorin e tyre, shkruan BBC. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve thanë se virusi, i cili ishte me origjinë nga Kina, ishte diagnostikuar te një shtetas amerikan që mbërriti në Seattle nga Kina. Virusi, i cili u përhap nga qyteti kinez Wuhan, ka infektuar pothuajse 300 njerëz, dhe gjashtë kanë vdekur. Koreja e Veriut ka mbyllur përkohësisht kufijtë e saj për turistët e huaj në përgjigje të kërcënimit, thotë një operator turistik.

Pacienti i diagnostikuar në SHBA, raportuar të jetë një burrë në të 30-at, u kthye nga Ëuhan në 15 janar, tha CDC. “Pacienti kërkoi kujdes në një strukturë mjekësore në shtetin e Uashingtonit, ku u trajtua për sëmundjen,” shtoi ajo në një deklaratë. “Bazuar në historinë e udhëtimit të pacientit dhe simptomat, profesionistët e kujdesit shëndetësor dyshuan për këtë koronavirus të ri”.


Testimi laboratorik i një ekzemplari klinik konfirmoi diagnozën më 20 janar, u shpreh më tej Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve. Ndërkohë, autoritetet kineze u kanë bërë apel qytetarëve të shmangin udhëtimet drejt qytetit të Wuhan, ndërsa banorëve vendas u kanë kërkuar të shmangin daljet në publik dhe qëndrimin në ambiente të populluara.  

Virusi, i njohur gjithashtu si 2019-nCoV, është një lloj i ri i koronavirusit që nuk është identifikuar më parë tek njerëzit. Shenjat e infeksionit përfshijnë simptoma të frymëmarrjes, ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Ndërkohë, autoritetet kineze kanë konfirmuar se “Koronavirusi” përhapet jo vetëm nga kafshët te njeriu, por dhe nga njeriu te njeriu.

“90 përqind e rasteve lidhen me Wuhani-n. Për shembull ata që kanë udhëtuar apo vijnë nga Wuhani. Karakteristika e dytë është se transmetimi nga njeriu në njeri është konfirmuar”, tha Zhong Nanshan, një ekspert vendas. Ndërkohë, pak ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri rekomandoi disa këshilla për qytetarët me qëllim parandalimin e çdo rreziku. ISHP u bëri thirrje qytetarëve që të kujdesen për higjenën personale, të shmangin kontaktet e afërta me çdo njeri që ka simptoma të gripit etj.




Skip to toolbar