Gerasimos Huliaras është sizmologu grek që parashikoi tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë. Mëngjesin e së premtes në orën 8.20 me orën greke, rreth 12 orë para se lëkundjet të shkatërronin disa zona në lindje të Turqisë sizmologu njoftoi se Turqia rrezikonte të goditej nga tërmet dhe madje i bënte thirrje autoriteteve që të merrnin masa.
“Sipas metodës së Varotsos 2006, studiova statistikat e rrezikshmërisë sizmike aktuale, që tregojnë 86.7% rrezik për lëkundje sizmike akoma më të fuqishme sesa tërmeti 5.6 rihter, të mërkurën në Izmir. Sepse ka një boshllëk sizmik nga viti 1970, kur kishim tërmetin e fundit 6.9 Rihter”, shkruante sizmiologu.
Ai postoi edhe hartën me pikat e kuqe që sipas tij janë zonat e rrezikuara ku përfshiheshin edhe zonat e prekura nga tërmeti i së premtes.
Paralajmërimi i sizmologut grek u përhap me shpejtësi në media dhe nuk u desh shumë kohë që ai të provohej se ishte i vërtetë.
Pak minuta pas tërmetit që la pas viktima dhe dëme të mëdha, shkencëtari shkroi: “Sinqerisht me vjen keq për viktimat e tërmetit. Edhe një herë do ta them atë që e them prej 30 vitesh që kam qenë në Gjeodinamikë. Ndërtesat po vrasin si në Shqipëri vitin e kaluar ashtu edhe në Turqi tani. Duket se varfëria po i sjell njerëzit në situata të mjerueshme që ata as nuk mund ta mbrojnë veten e tyre”.