Drejt një partie të re?

AKTUALITET


Në 30 prill 2017, Ilir Meta teksa dorëzonte teserën e LSI, për tu bërë gati për marrjen e postit të Presidentit të Repulbikës, i dërgoi një një mesazh partisë së tij,

“Nëse nuk do të ecni në këtë drejtim, do më detyroni që ta bëj si Ariel Sharon, i cili në moshën 76 vjeç krijoi një parti të re dhe e mundi Likudin.”


Të gjithë e morën si një batutë emocionale të tij, në prag të largimit nga partia që ai vet kishte krijuar. Por siç po rrjedhin ngjarjet, më shumë se një batutë, ajo ngjanë si një paralajmërim real, se Ilir Meta do të rikthehet, por jo më nën siglen e LSI.

Real Story, në korrik e kishte paralajmëruar një levizje të tillë të Metës, i cili gjithnjë e më shumë kishte filluar të përfshinte në diskursin e tij, terma nacionaliste më shumë sesa kombëtare. Kjo sidomos pas dy takimeve më Erdogan, i njohur për partinë e tij të ngritur jo mbi ngjyra partiake por mbi flamurin e Turqisë. Një lëvizje kjo që të çonte tek dyshimi, se ajo që kishte thënë në Prill 2017 ishte e vërtetë. Krijimin e një partie të re. Jo socialiste. Jo europianiste. Por formacionin e parë politik sovranist, që pas dështimit spektakolar elektoral të Aleancës Kuq e Zi.

E duket se kjo po përforcohet gjithnjë e më shumë nga vet Ilir Meta, i cili edhe në luftën e tij me Qeverinë, përdor simbolikat apo dhe data me sfond të rëndësishëm historik. Siç është dhe 2 Marsi. Besëlidhja e Lezhës, nën një stemë.


Këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do bëhen shqiponja. Shqiponjat do të mblidhen këtu në 2 mars për ta bërë të gjithë Shqipërinë kuq e zi. Dhe nuk i ftoj këtu shqiptarët për Presidentin, pasi ai është në rregull dhe nuk ka asnjë merak. Unë i ftoj për fëmijët e tyre.” – deklaroi Meta këtë të enjtë, gjatë konferencës për shtyp.

Por të enjten në mëngjes, Presidenti e zbuti kontekstin e datës 2 mars. Ndërsa të gjithë dyshonin tek një dekret, ai foli më shumë për një paralajmërim të fundit. A është ai miting, një provë force ndaj mazhorancës, por edhe opozitës së Bashës? Se çfare do ndodh në 2 Mars, atë e di vetëm Ilir Meta, por paralajmërimi i tij i 30 prillit 2017 është sërish aty. Dhe duket i ngjashëm me paralajmërimin e sotëm:

 “Nga 2 marsi Shqipëri fillon e bëhet kuq e zi, siç e duan gjithë shqiptarët, siç ka qenë jetë e mot dhe siç do jetë gjithmonë.”




Skip to toolbar