Koronavirusi, Ambasada e SHBA: Rama, Meta e Basha ranë dakord. Koha për veprime të qeta

AKTUALITET


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga Koronavirusi. Ajo ka bërë thirrje për veprime të qeta si dhe ka siguruar mbështetjen e saj. “COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjenike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurtë, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur.” – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.



Skip to toolbar