Turi i Francës nuk do të nisë më 27 qershor. Pas shumë dyshimesh, konfirmimi vjen nga organizatorët e turneut më të rëndësishëm të çiklizmit botëror. Ky vendim është në linjë me atë të presidentit francez Emmanuel Macron, për të anuluar të gjithë eventet publikë deri në mesin e korrikut si masë në “luftën” kundër Covid-19.

