“SPAK, një forcë efikase kundër krimit e korrupsionit”, Ambasadorja amerikane thirrje për qytetarët, zyrtarët e politikanët

AKTUALITET


Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim i bën thirrje qytetarëve dhe politikanëve shqiptarë që të mbështesin SPAK-un ndërsa vijon të hedhë themelet e tij me procesin përzgjedhës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane bën me dije se programi i OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara vijon mbështetjen e tij për organet e drejtësisë së re.

“Përgjatë muajve të fundit, anëtarët e SPAK kanë vijuar hetimet e tyre, duke shqyrtuar dhe ngritur çështje, gjë e cila pasqyron përkushtimin e tyre për ta bërë SPAK një forcë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, theksohet në mesazh.

POSTIMI I PLOTE I AMBASADES AMERIKANE:

Programi i OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara në Ambasadën e SHBA në Tiranë vijon mbështetjen e tij për organet e drejtësisë së re.

Gjatë diskutimit të tyre me Ambasadoren Kim këtë javë, anëtarët e SPAK thanë se dhurimi i kompjuterave portativë nga OPDAT do të përmirësojë aftësinë e tyre për të punuar në terren duke mbajtur kontakt sa më të pakët gjatë kësaj kohe sfiduese.

Përgjatë muajve të fundit, anëtarët e SPAK kanë vijuar hetimet e tyre, duke shqyrtuar dhe ngritur çështje, gjë e cila pasqyron përkushtimin e tyre për ta bërë SPAK një forcë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë, janë kryer hetime proaktive mbi procedura penale të dyshuara për korrupsion.

Ambasadorja Kim nënvizoi se mbështetja teknike e OPDAT është vetëm një pjesë e mbështetjes së plotë që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dhënë dhe do të japë gjithmonë për SPAK dhe të gjithë sistemin e reformuar të drejtësisë. Ambasadorja nxiti të gjithë në këtë vend – qytetarë të thjeshtë, zyrtarë, politikanë, të gjithë – që të mbështesin SPAK-un ndërsa vijon të hedhë themelet e tij me procesin përzgjedhës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.



Skip to toolbar