Ambasadori i BE, Soreca ka uruar palët politike për marrëveshjen në Reformën Zgjedhore.
Soreca thotë se ajo adreson një nga kushtet e vendosura nga BE dhe tashmë Shqipëria është një hap më afër BE-së.
“Të mërkurën ne kemi pasur një marrëveshje të mirë, pas disa diskutimeve të mira. Ju e dini që opozita e bashkuar ka kërkuar të shikonte dhe shqyrtonte më tej disa çështje, si depolitizimin e administratës zgjedhore, gjë që është në përputhje me rekomandimet e OSBE. Ne e mbështesim këtë hap të rëndësishëm të arritur. Javën që vjen KE do të propozojë edhe kuadrin negociator. Kështu që tani le të ecim përpara. Shumë faleminderit”, tha Soreca.