Marrëveshja e sotme për Reformën Zgjedhore, Soreca: Shqipëria një hap më pranë BE-së

AKTUALITET


Ambasadori i BE, Soreca ka uruar palët politike për marrëveshjen në Reformën Zgjedhore.

Soreca thotë se ajo adreson një nga kushtet e vendosura nga BE dhe tashmë Shqipëria është një hap më afër BE-së.


“Të mërkurën ne kemi pasur një marrëveshje të mirë, pas disa diskutimeve të mira. Ju e dini që opozita e bashkuar ka kërkuar të shikonte dhe shqyrtonte më tej disa çështje, si depolitizimin e administratës zgjedhore, gjë që është në përputhje me rekomandimet e OSBE. Ne e mbështesim këtë hap të rëndësishëm të arritur. Javën që vjen KE do të propozojë edhe kuadrin negociator. Kështu që tani le të ecim përpara. Shumë faleminderit”, tha Soreca.




Skip to toolbar