I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se takimi i 27 qershorit në mes të përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit në Uashington, është mundësi për zhvillim të ri dhe investime ekonomike.
“Shtetet e Bashkuara shpresojnë se liderët në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë mundësinë e rikthimit në dialog dhe që të nisin një epokë të re të stabilitetit dhe mirëqenies. Njerëzit e këtij rajoni nuk meritojnë asgjë më pak”, është cituar të ketë thënë Grenell sipas ambasadës amerikane në Prishtinë. (REL)
The Special Presidential Envoy for the Serbia and Kosovo Peace Negotiations Richard Grenell today made the following…
Gepostet von U.S. Embassy Pristina, Kosovo am Donnerstag, 18. Juni 2020