Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti ka thënë në emisionin ‘’RealStory’’ të Sokol Ballës në News24 se hapja e listave eleminon koalicionet parazgjedhore, por mundëson bashkimin nën një sigël.
Përmeti thotë se nëse do të bëhet fjalë vetëm për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, ai shpall votën kundër, por nëse hapen listat, ato eleminohen sepse nuk kanë më kuptim.
Sipas tij, me lista të hapura partitë mund të bashkohen nën një sigël dhe kjo nuk i penalizon.
”Me 28 firmat e iniciuam këtë projektligj. Kjo është një fitore e vogël. Në këtë aspekt kemi arritur fitoren e parë. Hapja e listave, duhet folur me ekspertët. Vetë hapja e listave eleminon koalicionet në kuptimin e vjetër. Lejon bashkimin nën një sigël, por jo koalicionet. Kjo nuk penalizon gjë, vetë hapja e sistemit nuk lejon koalicionet.
Nuk do e votoj ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, nëse propozohet, sepse nuk është propozuar.”- tha Përmeti.