Ka shpërthyer ashpër në Instagram këngëtarja Rezarta Shkurta e cila është edhe bashkëshortja e Ermal Hoxhës nipit të Enver Hoxhës.
Përmes një foto-mesazhi ajo ka kërcënuar ish kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, duke e quajtur atë një narkotrafikant të lirë.
Shkak është bërë akuza e Berishës ndaj bashkëshortit të saj, i cili shkruante se “Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg”.
Kaq ka mjaftuar, dhe Rezarta Shkurta ka shkruar në Instastory: “Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por merru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit, dhe s’bëri asnjë ditë burg”, shkruan Rezarta në foton ku ka bërë tag edhe djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishën.